Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 UNIVERSITETI UBT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

UNIVERSITETI UBT Empty
MesazhTitulli: UNIVERSITETI UBT   UNIVERSITETI UBT Icon_minitime24/8/2008, 1:58 am

UNIVERSITETI UBT Llogo110

UBT ėshtė institucion i arsimit tė lartė nė Kosovė, i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. Nė kėtė universitet ofrohen disa fusha tė studimeve, siē janė teknologjia, shkencat kompjuterike, inxhinieria, menaxhmenti dhe ekonomia; administrata publike dhe biznesi; drejtėsia dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare. Secila nga kėto departamente i ka edhe degėt e veta dhe shumica prej tyre janė risi nė arsimin e lartė nė Kosovė. Pėrveē fushave tė studimeve bazike, UBT ofron edhe programe master (tė magjistraturės), siē janė: Master of Science (MSc), Master of Business Administration (MBA) dhe Master of Arts (MA).

Themeluesi i kėtij universiteti ėshtė Prof.dr.Edmond Hajrizi, profesor nė Universitetin e Teknologjisė nė Vjenė. Nė kėtė universitet japin mėsim mbi 100 profesorė mė tė njohur nga universitetet e SHBA-ve dhe tė vendeve tė Bashkimit Evropian, menaxherė tė kompanive tė njohura botėrore si dhe personalitete tė shquara nga institucione tjera akademike dhe shkencore. Planprogrami i kėtij universiteti ėshtė njė gėrshetim amerikano-evropian. Aspekti i studimeve ėshtė i orientuar nė mėsimdhėnien teorike por me njė pėrqėndrim mė tė madh nė aspektin praktik. Puna praktike nė laboratoret e UBT-sė dhe ushtrimet nė kompanitė private (partnere) brenda dhe jashtė vendit, bėjnė qė studenti ynė tė jetė i pėrgatitur me njohuri tė pėrgjithme teorike dhe praktike, pėr arritjen e suksesit, nė profesion qė ai ka zgjedhur.

UBT posedon marrėveshje partneriteti me universitete ndėrkombėtare siē janė Universiteti i Vjenės pėr Teknologji, Universiteti i Oaklandit, Universiteti i Munihut, Universiteti i Shkencave Aplikative: Marketing dhe Shitje, Financa dhe Kotabilitet, Vjenė, etj. Si rezultat i kėtij bashkėpunimi studentėt e UBT-sė pajisen me diploma tė dyfishta (double degree). Diplomat e UBT-sė njihen ndėrkombėtarisht nga tė gjitha vendet e BE dhe SHBA-ve, si rezultat i bashkėpunimit tė arritur me universitetet partnere nė kėto vende. Fillimisht studimet nė kėtė universitet do tė jenė nė gjuhėn shqipe dhe angleze, ndėrsa parashihet qė nė tė ardhmen tė ofrohen edhe studime nė gjuhėn gjermane.


UBT ka trashėguar njė pėrvojė nė arsimin e lartė nė Kosovė, pasi qė Instituti IEME, tani pjesė e Universitetit, nė tri vitet e fundit zhvillon me sukses pragramin e magjistraturės IEM. Ky program ėshtė organizuar nė bashkėpunim me Universitetin e Teknologjisė nė Vjenė dhe Universitetin Oakland, tė Michiganit nė SHBA. Nė kėtė program po mbajnė mėsim 35 profesorė ndėrkombėtarė, kryesisht amerikanė dhe evropianė. Gjanerata e parė e kėtij programi pėrfundojė studimet me sukses mė 19 nėntor 2004.

Veprimtaria e UBT-sė pėrqėndrohet nė studime universitare, hulumtime dhe zhvillime ndėrkombėtare, edukime dhe trajnime profesionale, shėrbime profesionale pėrmes qendrave tė ekscellencės pėr biznes dhe teknologji, publikime etj. Oferta pėr studime nė kėtė universitet vlen edhe pėr tė gjithė studentėt e vendeve tė rajonit, tė cilėt qė tani kanė shprehur njė interesim pėr tė studiuar nė Prishtinė dhe pėr tė marrė pėrvoja dhe diploma tė njohura ndėrkombėtarisht. Misioni i kėtij universiteti u pėrshtatet kėrkesave dhe nevojave tė njė shoqėrie dhe shteti demokratik, ekonomisė dhe teknologjisė sė lartė.


http://www.ubt-uni.net/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://lavdimi.tk
 
UNIVERSITETI UBT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UNIVERSITETI AAB
» Universiteti FAMA
» UNIVERSITETI ILIRIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencė dhe Dituri :: Universitetet dhe Studentėt-
Kėrce tek: