ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Andon Z. Cajupi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

MesazhTitulli: Andon Z. Cajupi   28/8/2008, 6:28 pm

Mėmėdheu


Mėmėdhe quhetė toka
ku mė ka rėnurė koka,
ku kam dashur mėm'e atė,
ku mė njeh dhe gur' i thatė
ku kam pasurė shtėpinė,
ku kam njohur perėndinė,
stėrgjyshėt ku kanė qėnė
dhe varret q'i kanė vėnė,
ku jam rritur me thėrrime
ku kam folur gjuhėn time,
ku kam fis e ku kam farė,
ku kam qeshur, ku kam qarė,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dėshirė tė vdes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://lavdimi.tk
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

MesazhTitulli: Re: Andon Z. Cajupi   28/8/2008, 6:29 pm

Vaje

Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė
Lotėt qė kam derdhur, s'mė janė dhe tharė
Shumė vjetė u bėnė sot u mbushen dhjete
Qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh ne jete!


Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua?S'tė vjen mallė pėr djalė ?
O ėngjėll I bukur mos meno nė botė
Kthehu tė tė shomė tė na mbeten lotė


S'rrojmė dot pa tynė ti si rron pa neve?
Motėmot qė rrojtėm bashkė s'mė urreve
Atje tek rri janė qipariz' e varre
Kthehu tė tė shomė mos na lėr pėrfare


Mos na lėr tė gjorė me zemėr tė ngrirė
Kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė
E ke lenė foshnje tani u bė burrė
S'arrite ta rritje s'tė ka parė kurrė


Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė
Por s'mund ti pėrgjigjem se mė mbytin lotė
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė
Duke psherėtitur te zot' I vėrtetė


O zot I vėrtetė s'tė erdhi keq pėr djalė
Kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė
Tė mė keshe marrė do tė qe mė mirė
Dhe tė rronte mėma tė rriste tė birė
Me se rrojnė foshnjat ēi rrit ēiliminjtė
Dashuri e mėmės dhe pėrkėdhelitė
Doje dritė o qiell more dritėn time
dhe ma mbushe jetėn plot me hidhėrime
Tani rroj pa shpresė ndaj s'dua tė rroj
Se dhe perėndinė tani s'e besoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://lavdimi.tk
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

MesazhTitulli: Re: Andon Z. Cajupi   28/8/2008, 6:29 pm

Dashuria

E mban mėnd, moj Marė,
dashurin' e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.
Unė pa ty s'rrojė,
vij' e tė kėrkojė;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kėrkoje.
Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nėnė ftua.
Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinė tė besoj taninė,
perėndin' a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė.
------
Bukuria jote, leshėrat e tua
posi pėndė korbi, tė gjata
mbi thua,ballėtė si diell,
faqetė si mollė,qafa jot' e gjatė,
mesi yt i hollė,sisėtė si shegė,
dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si
burbuqe, sytė si gėshtėnjė,
dora si dėborė, fjala jote mjaltė,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė;
gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua,
po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
-----
Pika-pika bie shiu
dhe dėbora flokė-flokė,
vetėtin e fryn veriu,
breshėri kėrcet mi tokė!
Le tė fryjė er' e ftohtė,
s'ka ē'mė bėn dimėri mua:
Dashuria mė mban ngrohtė,
se pushtoj atė qė dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dėbor' e shi,
sa flė njeriu me gas,
kur ka mikenė nė gji!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://lavdimi.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Andon Z. Cajupi   Today at 2:56 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Andon Z. Cajupi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Art,Kulturė dhe Argėtim :: Literaturė,Poezi-
Kėrce tek: