ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Touch Diamond, rivali i iPhone 3G hidhet nė treg nė 30 shtet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

MesazhTitulli: Touch Diamond, rivali i iPhone 3G hidhet nė treg nė 30 shtet   29/8/2008, 1:37 am

High Tech Computer (HTC), prodhuesi mė i madh nė botė i telefonave tė zgjuar qė pėrdorin si sistem operativ Microsoft Windows Mobile, deklaroni se aparati i saj Touch Diamond ėshtė hedhur nė treg nga 50 operatorė nė 30 shtete tė ndryshme tė botės.
Kompania ka nė plan qė tė prodhojė nė gjysmėn e dytė tė kėtij viti edhe 4 ose 5 produkte tė tjerė tė familjes Diamond.
Touch Diamond-i shquhet pėr formėn, ekranin me prekje dhe veēori tė tjera qė e bėjnė tė ngjashėm me iPhone 3G dhe mund tė ruajė deri nė 4GB skedarė muzikorė, fotografi dhe tė dhėna tė tjera. Ky produkt pason telefonin HTC Touch qė u hodh nė qarkullim vitin e shkuar.
HTC deklaroi gjithashtu se ka qenė e sukseshme nė pėrpjeket pėr tė reduktuar koston fillestare tė aparateve. Ēmimi prej 199 dollarėsh qė caktoi Apple pėr iPhone 3G, e vuri nėn presion HTC-nė, e cila kishte planifikuar ta lėshonte produktin e saj me njė ēmim prej 783 dollarėsh nė Tajvan.
Nė fillim tė muajit, HTC njoftoi se do ta shiste Touch Diamond-in pėr 98 dollarė, tė bashkangjitur me kontrata tė ngjashme me ato tė iPhone-it. Kontrata e pėrdoruesit duhej tė lidhej me Chunghwa Telecom, operatori mė i madh i telefonisė celulare nė Tajvan.
Anėtarėt e rinj tė familjes Diamond do tė jenė Touch Pro, njė aparat i destinuar pėr biznesmenėt dhe qė ka disenjo tė ngjashme me Touch Diamond-in.
Touch Pro e ka pjesėn e pasme nė trajtėn e njė diamandi tė pėrkulur, njėlloj me sivėllain e tij, por ėshtė mė i trashė, falė minitastierės QWERTY qė rrėshqet nga brenda pėr ta lehtėsuar shtypjen e tastave. Njė tjetėr veēori e pėrbashkėt me Touch Diamond-in ėshtė fakti se edhe Touch Pro ėshtė njė telefon i zgjuar i brezit tė tretė (3G) me njė ekran 2.8 polėsh, qė operon me Windows Mobile 6.1 Professional.
HTC pret qė tė ardhurat e saj tė tremujorit tė tretė tė rriten me 30% krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė shkuar, ēka tregon njė shkallė tė lartė besimi nė shitjen e aparatėve tė familjes Diamond.
HTC zbuloi edhe qėllimin e saj pėr tė prodhuar nė tremujorin e katėrt tė kėtij viti njė telefon qė operon me softuerin Android tė Google-it.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://lavdimi.tk
 
Touch Diamond, rivali i iPhone 3G hidhet nė treg nė 30 shtet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Compjuter dhe Internet :: Hardware-
Kėrce tek: