ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Zėvendėsoni kartėn mėmė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

MesazhTitulli: Zėvendėsoni kartėn mėmė   29/8/2008, 1:43 am

Mėsoni si tė bėni transplantin e pjesės kryesore tė kompjuterit tuaj

Nėse po kėrkoni tė pėrdorni njė procesor tė ri, dėshironi tė shtoni komponentė tė rinj tė cilėt kėrkojnė teknologjinė mė tė fundit, apo keni djegur motherboardin me njė kabllo tė gabuar audio (nuk ėshtė se po flasim nga eksperienca personale), ndėrrimi i motherboard-it ėshtė e vetmja gjė pėr t’u bėrė. Megjithėse duket i frikshėm, nė tė vėrtetė ju duhet vetėm njė kaēavidė dhe pak durim pėr ta kryer kėtė proces. Mė poshtė do tė gjeni gjithēka ju nevojitet tė dini.

1- Merrni nė dorė situatėn

Pėrpara se tė merrni kaēavidėn (apo thikėn e bukės), kryeni njė studim brenda kompjuterit tuaj. Disa nga gjėrat qė duhen pasur parasysh janė:
• Nėse kasa juaj ėshtė e regjistruar nga ndonjė firmė prestigjoze, mund tė mos jetė e lehtė vendosja e njė bordi tė ri. Nėse ėshtė pėr njė kompjuter tė pėrmasave tė vogla, ju nuk do tė mund tė vendosni njė motherboard ATX (Advanced Technology Extended) mė tė madh nė tė. Sigurohuni qė kasa juaj pėrballon modelin (ATX, MicroATX etj) e motherboard-it tuaj tė ri.
• Shumė nga motherboard-et e vjetra kėrkojnė njė kabllo ushqimi kryesor 20-kunjėsh nga ushqyesi kryesor, por bordet e reja kėrkojnė njė 24-kunjėsh dhe njė 4-kunjėsh njėkohėsisht. Motherboard-i nuk do tė punojė siē pritet, nė rast se nuk furnizohet siē duhet, prandaj mund t’ju nevojitet edhe njė ushqyes i ri.
• Lidhni disqet statike dhe optike nėpėrmjet shiritave IDE (Integrated Drive Electronics), zakonisht janė kabllo nė formė shiriti, ose nėpėrmjet kabllove mė tė rinj (kabllo mė tė hollė) Serial ATA (Advanced Technology Attachment). Shumė nga bordet e reja kanė vetėm njė pikė hyrjeje (port) IDE (e cila mundėson lidhjen e dy disqeve), ndėrsa tė vjetrit kanė dy tė tilla. Nėse keni mė shumė se dy pika hyrjeje tė tilla, sigurohuni qė bordi juaj i ri tė ketė njė fish IDE tė dytė.
• Ēfarė lloji procesori, RAM-i (Random Access Memory), karte grafike mendoni tė pėrdorni? Ajo ēka qenė mė e mira pėrpara pak vitesh, sot mund tė jetė jashtė mode. Kartat grafike AGP (Accelerated Graphics Port) janė shembull i mire nė kėtė pikė; shumė prej bordeve tė reja iu mungojnė edhe zgavrat pėr to, duke qenė zėvendėsuar me zgavra PCI Express (PCIe- Peripheral Component Interconnect Express). Teknologjia e foleve tė procesorėve dhe dizenjimit tė RAM-it, gjithashtu, kanė ndryshuar. Nėse s’keni ndėrmend tė blini tė gjithė komponentėt, sigurohuni qė ato qė keni punojnė me bordin tuaj tė ri. S’jeni tė sigurt pėr ato qė keni? Njė utilitet falas si CPU-Z (www.cpuid.com/cpuz.php ), mund t’ju mbėshtesė nė kėtė pikė.
• Kini parasysh kėrkesat pėr licensimin e Windows-it, pasi zėvendėsimi i bordit mund t’ju kėrkojė nga e para riaktivizimin e sistemit operativ. Nė varėsi tė asaj ēka keni, version tė plotė apo OEM, mund t’ju duhet ta ri-blini Windows-in pėrsėri (nė rast se instalimin fillestar nuk e keni bėrė nga ndonjė kopje pirate). Pėr mė tepėr lexoni mė poshtė seksionin “Larjae Windows-it”.

2- Spastrimi i kasės


Tani do t’ju duhet tė merrni njė vendim: Tė instaloni bordin e ri dhe tė mbani Windows-in aktual, apo tė shfrytėzoni mundėsinė pėr tė fshirė diskun e boot-imit dhe tė filloni nga hiēi. Nėse zgjidhni tė dytėn, gjeni mė parė disqet e Windows-it dhe tė aplikimeve qė do t’ju duhen. Nė tė dyja rastet do t’ju duhet tė ruani njė kopje rezervė tė tė dhėnave tuaja. Hapni kasėn dhe memorizoni (apo fotografoni) panelin e brendshėm dhe anėsor tė kompjuterit tuaj, apo etiketoni tė gjithė kabllot (mund t’ju hyjnė nė punė edhe fletushkat e shėnimeve). Shumė prej lidhjeve ditėt e sotme janė tė koduara me ngjyra, por edhe nė rast se nuk janė, masat e mėsipėrme mund t’ju shpėtojnė nga irritimi i mėpasshėm.
Pasi tė keni gjithė mjetet e duhura (mos harroni kaēavidėn), ėshtė koha t’ia nisni. Hiqni kabllon kryesore tė ushqimit dhe gjithēka tjetėr nga paneli i prapėm (i cili ėshtė pjesė e motherboard-it). Ktheni horizontalisht njėsinė qendrore, nė mėnyrė qė ta arrini lehtė pjesėn e brendshme. Tokėzoni veten tuaj duke prekur pjesėn metalike tė kasės. Hiqni tė gjitha kartat nga zgavrat e motherboard-it tuaj tė vjetėr. Hiqni vidat dhe mė pas tėrhiqni lart dhe nxirrni kartat. Vendosini ato nė njė sipėrfaqe tė pastėr jo-statike.
Mė pas, hiqni tė gjithė kabllot qė lidhin motherboard-in me njėsinė ushqyese, shqyrtoni panelin kryesor, disqet optike dhe disqet statike, ose komponentėt e tjerė (si p.sh. ventilatorėt). Pėr kabllot e mėdhenj lidhės qė hyjnė nė bord, mund t’ju duhet t’i lėvizni majtas-djathtas disa herė pėrpara se t’i tėrhiqni, tė tjerėt duhet tė hiqen lehtė.

3- Zėvendėsimi

Tani vjen pjesa e zėvendėsimit. Lokalizoni vidat qė mbajnė tė lidhur motherboard-in me kasėn (zakonisht 6 ose 9) dhe hiqini ato. Pasi ta keni bėrė kėtė, motherboard-i juaj mund tė ngrihet dhe hiqet nga kasa. Pėr ta mbrojtur, ju mund ta fusni atė nė qesen antistatike me tė cilėn keni marrė bordin e ri. Tani hiqni panelin e Input/Output-eve (pjesėn metalike me hyrje-daljet), qė ėshtė i lidhur me kasėn tuaj. Bordi juaj i ri vjen me tė vetin, i dizenjuar sipas renditjes sė pikave tė hyrjes sė tij.
Instalimi i procesorit
Ju leverdis tė instaloni procesorin, ftohėsin e tij dhe RAM-in pėrpara se tė instaloni motherboard-in e ri. RAM-i ėshtė i lehtė: Ulni levat anėsore nė zgavrėn e RAM-it, drejtojeni RAM-in sipas llojit tė zgavrės, pastaj shtypni fort ēipin derisa levat anėsore tė ngrihen.
Procesorėt janė mė tė komplikuar. Dizenjot e Intel-it dhe AMD-sė kanė variacione tė ndryshme, disa herė edhe brenda llojeve tė veta, por ditėt e sotme procesorėt dhe zgavrat e tyre e bėjnė tė vėshtirė qė CPU tė instalohet gabim. Kjo do tė thotė qė mos tė ushtroni dhunė: Nėse procesori bėn rezistencė kur ju mundoheni tė tėrhiqni mekanizmin e mbylljes, ju mund ta dėmtoni atė. Pasi e keni vendosur procesorin, vendosni sipėr tij pastėn termike qė e shoqėron atė dhe lidhni ventilatorin me bordin duke mbuluar kėshtu CPU-nė. Mos harroni tė lidhni kabllon e ushqimit tė ventilatorit nė kokėn e ventilatorit tė CPU-sė.
Nėse motherboard-i juaj i ri ka madhėsi dhe formė tė njėjtė me tė vjetrin nuk do tė jetė e nevojshme tė rirregulloni mbajtėset qė nuk lejojnė prekjen e bordit me kasėn. Nė rast tė kundėrt mund t’ju duhet t’i lėvizni ato. Vendosni motherboard-in nė kasė duke pėrputhur vrimat e tij me mbajtėset nė kasė. Sigurohuni qė kėto tė korrespondojnė me njėra-tjetrėn. Pasi keni rregulluar mbajtėset e bordit nė kasė vendosni motherboard-in me kujdes nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrputhen pikat e hyrjes me panelin e hyrje/daljeve. Tani vendosni vidat e bordit qė hoqėt mė parė.

4- Sėrish, nė tė kundėrt


Rilidhni tė gjithė komponentėt qė hoqėt nė hapin 2. Futni tė gjitha kartat e zgjerimit nė zgavrėn pėrkatėse. Mbuloni zgavrat e papėrdorura me mbulesat pėrkatėse.
Shumė nga kabllot e brendshme janė bėrė nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrshtaten vetėm me njė pikė hyrjeje, kėshtu qė vendosja e tyre ėshtė e thjeshtė. Nėse nuk jeni tė sigurt pėr ndonjė kabllo shikoni diagramat nė manualin e bordit tė ri. Bėni kujdes tė veēantė me kabllot USB dhe FireWire, pasi ngatėrrimi i tyre mund tė dėmtojė sistemin.
Instalimi i RAM-it
Lidhjet nė panelin ballor mund tė ngatėrrojnė edhe njė ekspert. Pėr butonin e ndezjes/ri-ndezjes dhe pėr dritat treguese tė aktiviteteve, ju duhet tė pėrputhni lidhjet me kunjat pėrkatėse nė mėnyrė tė saktė. Manual i bordit tuaj e shpjegon konfigurimin e saktė, por mund t’ju duhet njė provė ndoshta dhe ndonjė gabim qė tė kryeni saktė kėtė proces.

5- Dora e fundit

Mbyllni kasėn, rilidhni kabllot e pjesės sė prapme dhe ndizni kompjuterin. Normalisht duhet tė ndizet (po patėt qenė tė vėmendshėm deri tani) dhe nė ekran duhet tė dalė pamja e ēastit e re e bordit tuaj. Ndiqni udhėzimet pėr tė hyrė nė BIOS. Kontrolloni konfigurimin e disqeve dhe RAM-it qė tė siguroheni qė ēdo gjė ėshtė njohur siē duhet. Pėrcaktoni saktė radhėn e boot-imit tė disqeve dhe aktivizoni USB 2.0 apo suportin e PCIe nėse bordi juaj ir e kėrkon kėtė. Ruani ndryshimet qė kryet. Tani, duke supozuar se do tė instaloni sėrish Windows-in, ndizeni kompjuterin pėr here tė pare. Windows-it do ti duhet tė instalojė driver-at e motherboard-it, shumicėn e tė cilėve nė mėnyrė automatike, megjithatė mund t’ju duhet edhe CD-ja qė ju ka ardhur sė bashku me bordin. CD-ja gjithashtu mund tė ketė edhe driver-a shtesė, (si p.sh. porta Ethernet), kėshtu qė ruajeni mire atė. Nėse keni zgjedhur ri-instalimin e Windows-it, vendosni CD-nė e tij nė lexuesin optik (CD-ROM), pėrcaktoni qė BIOS tė boot-ohet nga ky i fundit dhe ndiqni instruksionet qė ju dalin nė ekran pėr ta pėrfunduar kėtė proces.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://lavdimi.tk
 
Zėvendėsoni kartėn mėmė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Compjuter dhe Internet :: Hardware-
Kėrce tek: