ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Bėj foto dixhitale tė pėrkryera

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

MesazhTitulli: Bėj foto dixhitale tė pėrkryera   29/8/2008, 1:45 am

Parapriji gabimeve tė mundshme me fotografitė dixhitale.



Qėllimi i aparateve dixhitale ėshtė qė ta zbresin fotografinė nga froni i artit dhe ta bėjnė tė arritshme nga tė gjithė, por sėrish mileti bėn me miliona foto tė kėqija ēdo ditė. Njė pjesė e problemeve janė tė paevitueshme, pėr shkak tė kufizimeve tė aparatit, por pjesa dėrrmuese e tyre mund tė ndreqen duke vėnė nė zbatim disa njohuri tė thjeshta, si dhe nėpėrmjet eksperimentimit.
Kėtu po ju paraqesim 5 grackat mė tė rėndomta nė tė cilat bien shumė “fotografė”, si dhe disa mėnyrė tė thjeshta pėr t’i shmangur ato. Kur pėrdoreshin aparatet fotografike me film, duhej tė kalonte njė kohė relativisht e gjatė, pėrpara se ta kuptoje se cilat foto kishin dalė keq dhe, pėrveē kėsaj, duhej tė paguaje si pėr fotot e mira, ashtu edhe pėr tė kėqijat. Aparatet dixhitale tė mundėsojnė tė mėsosh menjėherė nga gabimet e bėra, pa kosto shtesė, por edhe tė ngathtėsojnė syrin pėr tė parė artistikisht.

1. Elemino turbullirėn


Njė pamje e turbullt mund tė shkaktohet nga shumė faktorė. Pėrfytyroje fotografinė si njė fraksion tė kohės (sepse kėshtu ėshtė). Nėse koha e shkrepjes sė fotos zgjat vetėm 1/250-ėn e sekondės, atėherė objekti nė fokus apo vetė aparati nuk kanė kohė tė lėvizin aq sa tė shkaktojnė turbullirė nė foto. Pra, nė njė ēerek sekondi nuk ka rrezik tė madh qė tė pllakosė mjegulla. Bota e fotografisė ėshtė botė kompromisesh. Nė mjedise me mė pak dritė, kohėzgjatja e shkrepjes duhet tė rritet, nė mėnyrė qė aparati tė thithė dritėn e nevojshmė pėr njė foto cilėsore. Nė kėto raste mund tė pėrdorėsh njė tripod ose njė monopod (stativ trikėmbėsh ose njėkėmbėsh), apo mund ta mbėshtetėsh aparatin diku gjatė shkrepjes. Aparatet apo objektivėt qė kanė tė inkorporuar stabilizuesin e imazheve, mund tė ta lehtėsonin punėn pėr eleminimin e turbullirės, pasi ata zvogėlojnė lėvizjet e aparatit, megjithėse kjo veēori nuk vlen nė rastin kur mjegulla shkaktohet nga lėvizjet e objektit tė fokusuar. Pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė se si ndikon lėvizja e aparatit nė foto, bėj njė shkrepje brenda nė shtėpi me dritė tė ulėt, duke e mbajtur aparatin larg vetes. Sigurohu qė ta kesh ēaktivizuar fleshin dhe stabilizuesin e imazheve. Tani bėj tė njėjtėn shkrepje duke pėrdorur njė tripod, ose duke e vendosur aparatin mbi tavolinė. Shkrepja e dytė duhet tė duket mė e qartė, ose tė ketė mė pak turbullirė pamore. Bėji sėrish tė dyja shkrepjet, por kėsaj radhe dil jashtė nė njė ambjent tė ndriēuar, dhe ke pėr tė parė mė pak dallime midis dy fotove.
Njė stativ (trikėmbėsh apo njėkėmbėsh) do ta pakėsonte turbullirėn nė mjedise me dritė tė zbehtė.

2. Pakėso mizat

E ke vėnė re qė fotografitė e bėra me dritė tė ulėt ngjasojnė me pamjet e qėmotshme qė merrnim nga stacionet e huaja televizive, me ato antenat apo vibratorėt e kėputur qė sajonim?! Njė gjurulldi pamore me miza qė s’tė lė tė shohėsh hiēgjė! Nė dritė tė ulėt, aparati ėshtė i detyruar tė lejojė nivele mė tė larta tė asaj qė quhet ”zhurmė pamore”, apo miza nė pamje. Nėse rrisim ndjeshmėrinė ISO (e cila tregon shkallėn e ndjeshmėrisė sė sensorėve tė njė aparati dixhital ndaj dritės), tė themi nga 100 nė 800, mund tė bėjmė foto tė mirėndriēuara nė njė ambient me dritė tė ulėt. Nė veprim i tillė do tė shkaktonte rritjen drastike tė sasisė sė mizave.
Nėse aparati yt ka njė sensor tė vogėl, karakteristikė kjo e shumicės sė aparateve tė lirė, atėherė mizat mund tė pėrbėjnė problem edhe nė ISO 200. Mos e ngatėrro numrin e megapikselėve me pėrmasėn e sensorit. Njė model 5-megapikselėsh dSLR (digital single-lens reflex) me njė sensor tė madh, mund t’ia kalojė njė modeli 10-megapikselėsh Point-And-Shoot (aparate dixhitale pėr publikun e gjėrė, njėkohėshisht edhe mė tė shiturit) me njė sensor tė vogėl. Shumė prej modeleve Point-And-Shoot nuk janė tė pėrshtatshėm pėr fotografitė nė dritė tė ulėt, pasi kanė nivele shumė tė larta zhurme. Disa lloje aparatesh, sidomos ata me kontroll manual, na japin mundėsi tė vendosim vetė se ē’kompromis do tė bėjmė nė emėr tė cilėsisė.
Pėr ta parė performancėn e aparatit nė dritė tė ulėt dhe nivel tė lartė zhurme, kontrollo fotot qė bėre mė parė. Duke supozuar se i ke kopjuar fotot nė diskun e ngurtė tė kompjuterit, hap Windows Explorer-in, kliko me tė djathtė mbi ēdo fotografi dhe zgjidh opcionin Properties (e fundit fare) nga menyja. Nėse operon me Windows XP, zgjidh tabin Summary (pėrmbledhje) dhe kliko butonin Advanced, ndėrsa nė rastin e Vista-s, zgjidh tabin Details (detaje). Ndėr objektet e listuara duhet tė jetė edhe “ISO speed”(shpejtėsia ISO). Kėrko fotografi qė e kanė ISO-n 200 ose mė shumė. Nė kėtė mėnyrė do tė kuptosh se nė ēfarė niveli shpejtėsia ISO fillon tė pėrbėjė problem. Nėse aparati e pėrmban opcionin e komandimit manual tė shpejtėsisė ISO, tani do ta kesh mė tė lehtė ta gradosh ISO-n pėr fotot me dritė tė ulėt.
Sigurohu qė shpejtėsia ISO e aparatit tė pėrshtatet me ambjentin, nė mėnyrė qė tė reduktohen mizat nė fotografi.

3. Mbaj distancėn

Njė gabim i zakonshėm bėhet kur i afrohesh shumė objektit tė fokusuar dhe mė pas vret mendjen se pėrse shkrepja nuk ka qėlluar nė shenjė. Pamja mund tė tė jetė dukur mirė nė ekranin LCD tė aparatit, por kur sheh pėrmasat reale nė ekranin e kompjuterit, kupton se shkrepja ka dalė huq. Kontrollo manualin e aparatit, ose kėrko karakteristikat e modelit nė internet, pėr tė kuptuar se deri nė ē’nivel zmadhimi (zoom) arrin tė fokusojė aparati. Shih edhe nėse ai e pėrmban modalitetin “macro”, pėr objekte qė janė edhe mė afėr. Nėse ia ke idenė e distancės se ku pėrfundon fokusimi normal dhe ku fillon fokusimi “macro”, mund tė pakėsosh numrin e shkrepjeve huq, duke ndryshuar opcionin e fokusimit. Ndėrkohė qė ke hapur manualin (ose internetin), kontrollo edhe rrezen e fleshit tė aparatit, i cili mund tė jetė i inkorporuar ose i montueshėm. Nėse je mė pranė se ē’duhet, fleshi e vesh subjektin me njė dritė verbuese tė bardhė, duke e prishur foton. Nė rast se ke njė flesh tė montueshėm, provo ta drejtosh nga tavani pėr tė zbutur dritėn. Nėse largohesh shumė, fleshi s’ka asnjė efekt. Mund tė mendosh se kjo e fundit dihet, por ndodh shpesh tė shohėsh njerėzit tek shkrepin me flesh nga tarraca pallatesh apo largėsi tė mėdha, duke pretenduar njėfarėsoj qė gjithė ajo hapėsirė tė ndriēohet nga njė llambė mikroskopike.
Fleshi mund ta zbehė forcėn e dritės natyrale, nėse e fotografon nga shumė pranė njė objekt.

4.Balanco dritėn

Mos u shqetėso nė rast se abazhurėt nė fotot e tua rrezatojnė njė shkėlqim tė ēuditshėm portokalli nė tė kuqe, ndėrkohė qė gjithēka tjetėr ruan ngjyrėn e saj. Nuk tė ėshtė prishur aparati, por sistemi i balancimit tė ngjyrės sė bardhė nuk arrin tė pėrshtatet me dy lloj burimesh drite. Drita e diellit dhe drita e llambave tė tungstenit kanė gjatėsi vale tė ndryshme. Sytė tanė nuk arrijnė ta bėjnė dallimin, por fotografitė i shfaqin kėto dy lloje drite me ngjyra tė ndryshme.
Nuk ka asnjė mundėsi qė aparati t’i pėrballojė tė dyja njėkohėsisht. Nėse e gradon balancėn e ngjyrės sė bardhė te drita e diellit, atėherė llamba e tungstenit do tė duket e kuqe. Nėse e gradon te llamba, atėherė drita qė hyn nga dritarja do tė duket blu. Nėse shton njė burim drite fluoreshente, atėherė ka shumė mundėsi qė ai tė emėtojė njė nuancė tė gjelbre tė zbehtė. Njė fotograf profesionist mund ta zėvendėsojė llambėn e tungstenit me njė llambė tė veēantė, qė rrezaton dritė si ajo e diellit, ose tė veshė me njė filtėr tunsteni xhamin e dritares. Pra, duhet tė kesh kujdes qė tė mos pėrzjesh burimet e dritės qė kanė gjatėsi tė ndryshme vale. Shumica e aparateve tė lejojnė tė kalosh nga balancimi automatik i ngjyrės sė bardhė, te balancimi manual pėr dritėn e diellit, pėr dritėn nė mot tė vranėt, pėr dritėn e tungstenit ose pėr dritėn fluoreshente. Eksperimento me kėto opcione dhe shih se si ndikojnė ata te fotot e tua. Provoji nė disa ambjente me dritė tė pėrzjerė, nė mėnyrė qė tė jesh i pėrgatitur pėr ato raste kur balancimi automatik i ngjyrės sė bardhė e vlerėson gabim gjatėsinė optimale tė valės sė dritės.
Nėse balancimi i ngjyrės sė bardhė nuk ėshtė kalibruar siē duhet, drita e llambės mund tė dalė e kuqe.

5. Shmangi ekstremet

Aparatet fotografike nuk arrijnė tė regjistrojnė njė spektėr aq tė gjėrė tė dritės dhe errėsirės sa syri njerėzor. Nėse kontrasti i objektit nė fokus me sfondin ėshtė ekstrem, atėherė aparatit do t’i duhet tė sakrifikojė diēka. Kjo bėn qė fotot qė e kanė burimin e dritės nė sfond, si p.sh artisti nė skenė, tė mos shfaqen siē duhet duke pėrdorur kuadrin standard. P.sh. ti dėshiron qė aparati tė pėrqendrohet te subjekti dhe jo te sfondi i errėt. Si ilustrim marrim rastin e njė fėmije qė luan me borė. Fėmija ėshtė mė i rėndėsishėm se vetė bora. Nėse aparati pėrpiqet ta mesatarizojė pamjen, fėmija do tė dalė shumė i errėt.
Mundėsisht, pėrpiqu ta ripozicionosh aparatin ose ta vendosėsh subjektin nė mėnyrė tė tillė, qė tė mbizotėrojė kundrejt ekstremiteteve tė dritės. Nėse aparati fotografik ka kontroll manual, eksperimento duke e fokusuar objektivin nė njė zonė specifike, si p.sh nė fytyrė.
Kontrollo nėse aparati pėrmban modele apo skenarė tė paraprogramuar pėr rrethana tė veēanta, si p.sh pėr fotografimin e skenės, pėr foto gjatė natės, nė plazh ose nė borė. Testoji kėto modalitete, pėr tė parė se si ndryshojnė ato nga kuadri standard. Duke u familjarizuar me modalitetet, mė vonė do ta kesh mė tė lehtė pėr tė kaluar nga njėri te tjetri.
Fokusoje objektivin e aparatit te personi apo te sendi qė do tė fotografosh. Ndrysho pozicion, derisa pamja tė ta mbushė mendjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://lavdimi.tk
 
Bėj foto dixhitale tė pėrkryera
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Compjuter dhe Internet :: Hardware-
Kėrce tek: