Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Universiteti FAMA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

Universiteti FAMA Empty
MesazhTitulli: Universiteti FAMA   Universiteti FAMA Icon_minitime22/8/2008, 3:05 am

Universiteti FAMA Univer11
Misioni i Universitetit “FAMA”
Universiteti”FAMA”, i themeluar nė Kosovė si institucion privat i arsimit tė lartė ėshtė i angazhuar nė fushėn e mėsimdhėnies dhe tė kėrkimeve shkencore dhe ka disa objektiva tė cilat janė tė shėnuara nė Statutin e Universitetit “FAMA”. Si datė e themelimit tė Universitetit”FAMA” njihet 12 maji i vitit 2003.

Universiteti “FAMA”, nė gjithė veprimtarinė e tij, ka pėr mision tė kontribuojė nė zhvillimin e Arsimit tė Lartė, arsimimin cilėsor universitar dhe pasuniversitar nė fusha tė ndryshme profesionale, edukimin me vlerat mė tė mira morale dhe zhvillimin e kėrkimit shkencor me qėllim qė tė sigurojė praninė e specialistėve tė aftė profesionalisht dhe tė pastėr moralisht, qė mund tė shpien pėrpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqėror ne Kosovė.

Universiteti “FAMA” nė tė gjithė veprimtarinė e tij si institucion jofitimprurės udhėhiqet nga parimet e respektimit tė drejtave tė njeriut, tė humanizmit, tė barazisė shoqėrore midis shtresave tė shoqėrisė si dhe midis racave, feve dhe kombėsive tė ndryshme.

Parimet bazė tė funksionimit
Universiteti “FAMA” ėshtė njė bashkėsi pedagogėsh, studentėsh dhe personeli administrativ, e ngritur mbi bazėn e respektimit tė drejtave themelore tė njeriut dhe tė lirisė personale e kolektive, si dhe tė parimeve tė solidaritetit.
Universiteti funksionon mbi bazėn e parimeve tė:
korrektėsisė dhe ndershmėrisė tė personelit dhe tė studentėve nė pėrmbushjen e detyrave tė tyre dhe nė arritjen e objektivave tė pėrcaktuara.
efektivitetit nė realizimin e tė gjitha aktiviteteve qė do tė zhvillohen nė universitet dhe nė pėrdorimin e tė gjitha burimeve tė brendshme ose tė jashtme nė dispozicion;
transparencės nė bashkėpunimin si nė planin e brendshėm (midis strukturave, personelit, dhe studentėve) ashtu dhe nė atė tė jashtėm (nė marrėdhėniet me institucionet e tjera);
Pėrgjegjėsisė dhe solidaritetit tė strukturave tė ndryshme, tė personelit dhe tė studentėve nė bashkėpunimin pėr realizimin e iniciativave me interes tė pėrbashkėt pėr zhvillimin e Universitetit dhe promovimin e vlerave njerėzore.
I gjithė personeli mėsimor, shkencor dhe administrativ duhet tė respektojnė parimet frymėzuese tė themeluesit dhe pėrmbajtjen e normat e sjelljes sė parashikuara nė administratėn publike.
Autonomia Institucionale
Universiteti “FAMA” ėshtė njė institucion autonom, i ideuar, krijuar dhe nėn mbikėqyrjen e themeluesit dhe Ministrisė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė.

Themeluesi nė respekt tė vlerave etike qė e frymėzojnė i siguron Universitetit njė liri tė plotė akademike nė mėsimdhėnie dhe nė kėrkimin shkencor, nė shėrbimin ndaj komunitetit favorizon marrėdhėniet me institucionet dhe subjektet e tjera vendase ose tė huaja dhe parashikon financimin e veprimtarive, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi dhe brenda buxhetit tė miratuar.

Kjo autonomi parashikon tė drejtėn e:

Pėrzgjedhjes sė personelit mėsimor, shkencor, teknik e administrativ;
zgjedhjes sė fushave tė mėsimdhėnies dhe tė hartimit tė planeve e programeve mėsimore, tė kėrkimit shkencor, tė shėrbimit ndaj komunitetit, tė miratimit tė rregulloreve tė funksionimit tė njėsive pėrbėrėse tė Universitetit;
vendosjes sė marrėdhėnieve me shkolla tė tjera tė larta tė vendit e tė huaja;
anėtarėsimit nė shoqata e organizata kombėtare, tė huaja e ndėrkombėtare;
bashkėpunimit me subjekte vendase e tė huaja qė ndihmojnė nė zhvillimin institucional tė tij;
pėrcaktimit tė modaliteteve tė pranimit tė studentėve tė rinj universitarė e pasuniversitarė, e drejta e pėrzgjedhjes sė personelit akademik dhe jo akademik;
Pėrdorimit tė tokės, tė ndėrtesave dhe tė pasurive tė tjera qė do tė vihen nė dispozicion nga Themeluesi ose subjekte tė tjera; sipas legjislacionit nė fuqi.
Financimi dhe veprimtaria ekonomike

Universiteti “FAMA” ėshtė njė institucion jofitimprurės qė financohet fillimisht nga Themelues, tarifat e shkollimit e tė shėrbimeve, nga tė ardhurat e siguruara nga pasuria e tij dhe nga donacione tė ndryshme.
Mėnyra e pėrdorimit tė gjitha tė ardhurave kryhet me miratimin e Themeluesit.

Universiteti do tė zhvillojė zgjerimin e veprimtarisė sė tij duke u mbėshtetur nė parimin e vet mbėshtetjes.

Universiteti “FAMA” ėshtė i njohur si i tillė nga Ligji “Pėr Arsimin e Lartė nė Kosovės” tė sipėrcituar dhe aktiviteti i tij rregullohet nė pėrputhje me dispozitat e statuti dhe rregulloreve te cilat janė te nxjerrura konform ligjit pėr arsimin e lart ne Kosovė .

Rektori ėshtė organi monokratik i Universitetit “FAMA” dhe vepron nė fushėn organizative dhe didaktike nė emėr tė tij, brenda kufijve tė drejtave qė i njohin ligjet, nga Statuti, Rregullorja e Universitetit dhe aktet e tjera nėnligjore.

Tė gjitha mjediset (ndėrtesa e troje) qė Themeluesi i ka vėnė nė dispozicion Universitetit “FAMA”si dhe ēdo pronė e tij qė do tė shtohet nė tė ardhmen sipas ligjit, gėzojnė paprekshmėrinė. Kjo paprekshmėri pėrfshin moslejimin e ndėrhyrjes nė mjediset e Universitetit apo tė pėrdorimit tė tyre nga ēdo person fizik e juridik, mosndėrhyrjen e Pushtetit Qendror e Lokal dhe tė organeve tė Rendit Publik pa kėrkesėn e Rektorit ose tė personit tė autorizuar prej tij apo tė Themeluesit.

Pėrjashtimisht, pėr rastet e kryerjes sė njė krimi flagrant dhe nė rastet e njė fatkeqėsie natyrore, organet e Rendit Publik ndėrhyjnė edhe pa lejen e Rektorit.

Pėr ēdo cenim tė paprekshmėrisė, Universitetit “FAMA” i lind e drejta e denoncimit tė shkeljes dhe kėrkimit tė ndėshkimit tė shkelėsit sipas dispozitave ligjore nė fuqi

Struktura

Universiteti “ FAMA” e realizon misionin e tij nėpėrmjet strukturave mėsimore, shkencore, administrative. Struktura e Universitetit “ FAMA” ėshtė e organizuar mbi bazė fakultetesh dhe departamentesh.

Universiteti pėr qėllimet e tij institucionale, i shėrben institucioneve tė Kosovės. Qeveris Shėrbimit doganor, Shėrbimit Policor ,ekonomisė tė Kosovės , gjygjsisė sė Kosovės politikave te jashtme dhe te brendshme . .

Veprimtaria e strukturave tė universitetit udhėhiqet nga parimet e efikasitetit dhe tė efiēiencės, nėpėrmjet pjesėmarrjes aktive dhe karakteristikave tė detyrave tė personelit drejtues, mėsimor, shkencor.

Studimet

Sistemi i studimeve ne Universitetin “ FAMA ” dhe pėrmbajtja e kurrikulave janė marrė nga sistemi universitar Evropian dhe ndėrkombėtar. (karta e Bolonjės).
Me pėrfundimin e studimeve nė Universitetin “ FAMA ”, mund tė fitohen diplomat e niveleve vijuese me titujt:
Diplomė e nivelit tė parė (“bacheller”);
Diplomė tė kualifikimit pasuniversitar tė tipit “Master”;
Tė gjitha Diplomat e lėshuara nga Universiteti “ FAMA ” mbajnė nėnshkrimin e rektorit ose tė prorektorit dhe tė kryetarit tė komisionit tė diplomimit.
Kurset e studimit qė do tė zhvillohen fillimisht nė Universitetin “ FAMA”, do tė jenė me kohė tė plotė.

Emėrtesat e kurseve tė mėsipėrme tė studimit janė ato tė sistemit universitar Europjane, i reformuar mbi bazėn e parimeve tė Deklaratės sė Bolonjės.
Procesi mėsimor nė Universitetin “ FAMA ” do tė zhvillohet nė tri gjuhė, nė shqip, anglisht dhe nė serbokroatisht.
Universiteti “ FAMA ” mund tė zhvillojė, nė bashkėpunim me universitete tė tjera, kurse studimi tė pėrbashkėta tė nivelit universitar ose pasuniversitar. Diplomat e lėshuara nė pėrfundim tė kėtyre kurseve janė tė zyrtarizuara nga universitetet partnere.
Vlerėsimi i njohurive dhe diplomimi
Sistemi i vlerėsimit tė njohurive tė studentėve nė Universitetin “FAMA” ėshtė me 30 nota. nota mė e ulėt pėr kalim ėshtė 6.
Diplomimi nė tė gjitha kurset e studimit do tė realizohet me provim formimi pėrfundimtar ose me mbrojtje tė tezės sė diplomės.
Sistemi i Krediteve
Kurrikulat e tė gjitha kurseve tė studimit janė ndėrtuar mbi bazėn e Sistemit Evropian tė Transferimit tė Krediteve (ECTS).

Stimulimi
Studentėt qė, nė pėrfundim tė studimeve universitare, kanė jo mė pak se 90% tė notave, tė provimeve tė parashikuara nė kursin pėrkatės tė studimit, tė nivelit 30, fitojnė “Medalje tė Artė” me certifikatėn pėrkatėse.
Studentėt qė kanė fituar kėtė vlerėsim, kanė pėrparėsi nė vazhdimin e studimeve tė mėtejshme pranė kėtij Universiteti.
Pranimet
Pranohen pėr tė ndjekur studimet nė Universitetin “FAMA”:

tė gjithė shtetasit shqiptarė dhe tė huaj qė kanė pėrfunduar studimet dhe kanė diplomėn e shkollės sė mesme ose tė njė shkolle ekuivalente tė pėrshtatshme pėr tė hyrė nė universitet;
studentė tė transferuar nga universitete ose shkolla tė tjera tė larta universitare tė vendit apo tė huaja.
Procedurat dhe dokumentacioni lidhur me pranimet nė Universitetin “FAMA”, pėrcaktohen nė Rregulloren e Universitetit. Kryerja e studimeve nė Universitetin “FAMA” ėshtė me pagesė (tarifa e shkollimit). Vlera e kėsaj pagese pėr ēdo kurs studimi ne ēdo vit akademik vendoset nga Rektori, pas marrjes sė mendimit tė Senatit dhe pas miratimit nga Themeluesi.

Nė rast se pranimi i kandidatėve nė universiteti kryhet me konkurs, atėherė ata paguajnė njė kuotė tė veēantė pėr regjistrimin dhe pjesėmarrjen nė konkurs;

Pėr kategori tė veēanta studentėsh (studentėt e shkėlqyer, studentė nė nevojė etj), Universiteti mund tė japė edhe bursa studimi. Kriteret pėr dhėnien e bursave dhe lista e kandidatėve i propozohen Rektorit nga Senati dhe miratohen nga Themeluesi.

Organet Drejtuese

Organet dhe autoritetet drejtuese tė Universitetit “ FAMA ” janė:

Rektori
Prorektorėt
Sekretari i Pėrgjithshėm
Drejtori i Pėrgjithshėm
Senati Akademik
Bordi
Dekani
Detyrat e tė Drejtat e Studentėve

Studenti e fiton cilėsinė si i tillė me regjistrimin nė Universitetin “ FAMA ” dhe e humbet me marrjen e diplomės nga ana e tij ose me pėrjashtimin nga Universiteti.

Studentėt janė tė detyruar tė zbatojnė tė gjitha detyrimet qė rrjedhin nga planet mėsimore, ato qė lindin nga Statuti, Rregullorja e Universitetit pėr kryerjen e studimeve nė kėtė Universitet. Ata duhet tė njohin tė gjitha detyrimet e tė jenė tė vetėdijshėm pėr zbatimin e tyre; Universiteti “ FAMA ė” nuk mban pėrgjegjėsi pėr pasojat qė mund tė rrjedhin nga mosnjohja e tyre.

Marrja e masave tė ndryshme ndėshkimore deri nė pėrjashtim nga Universiteti, pėr rastet e moszbatimit tė detyrimeve dhe tė shkeljes sė normave tė akteve tė mėsipėrm, kryhet nga Rektori pasi tė jetė marrė mendimi i Senatit. Kriteret dhe procedurat pėrcaktohen nė Rregulloren e Universitetit.

Studentėt kanė tė drejtė:

tė pėrdorin tė gjithė infrastrukturėn mėsimore shkencore tė Universitetit pėr veprimtarinė mėsimore shkencore, sipas programeve e rregulloreve pėrkatėse;
tė pėrdorin bibliotekėn, mjediset sportive e kulturore;
tė pėrfaqėsohen nė Senat;
tė pėrfitojnė burse studimi, kur plotėsojnė kushtet e pėrcaktuara nga Themeluesi;
tė organizohen nė shoqata studentore jopolitike duke ju pėrmbajtur pėrcaktimeve tė akteve ligjore e nėnligjore pėrkatėse.
Punėsimi
Personeli i Universitetit “FAMA” pėrbėhet nga shtetas shqiptarė ose tė huaj, tė cilėt grupohen, sipas profilit tė punės, nė kategoritė e mėposhtme:
Personeli mėsimor shkencor (akademik);
Personeli ndihmės (teknik) mėsimor shkencor;
Personeli administrativ;
Personeli i shėrbimit.
Shtetasit e huaj duhet tė plotėsojnė kėrkesat e legjislacionit kosovar nė fuqi.
Pėrzgjedhja e personelit pėr vendet e punės pėr personelin e pikės 1.a e 1.b bėhet nėpėrmjet shqyrtimit tė kandidatėve nga njė komision i pėrbėrė nga Rektori, njėri prej Prorektorėve, Sekretari i Pėrgjithshėm dhe njė pėrfaqėsues i Themeluesit Punėsimi vendoset nga Themeluesi, duke nėnshkruar kontratėn nėpėrmjet Drejtorit tė Pėrgjithshėm.
Procedurat e punėsimit tė personelit tė pikave 1.c dhe 1.d pėrcaktohen me vendim tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm.
Kontratat e punės, pėr personelin e Universitetit, nėnshkruhen nga:
Themeluesi pėr Rektorin, pėr Prorektorėt, pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm, Drejtorin e Pėrgjithshėm, Pėrgjegjėsin e Zyrės Legale e pėr Dekanėt;
Drejtori i Pėrgjithshėm pėr personelin tjetėr.
Nė rast se kėto funksione kryhen nga anėtarė tė Themeluesit, duhet tė nėnshkruhen marrėveshje ad hoc.
Kushtet e kontratės sė punės, koha pėr tė cilėn lidhet ajo dhe gjithēka tjetėr qė ka tė bėjė me marrėdhėniet juridike tė punės, mbėshteten edhe nė legjislacionin nė fuqi.
Selia
Universiteti “FAMA” ka selinė ligjore nė Prishtinė. Universiteti zhvillon aktivitetin didaktik pranė selisė ligjore dhe nė qytete tė tjera tė Kosovės, fillimisht nė Prishtinė Prizren,Gjilan dhe Mitrovicė.

Gjuhėt zyrtare shqipja dhe anglisht, Serbo Kroatisht pėr tė cilėn interpretimi korrekt i normave tė tij, nė rast ndryshimi, duhet tė preferohet kuptimi i njėjtė pėr tė tri gjuhėt.


Publikuar me 20 maj 2008

http://www.universitetifama.eu/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://lavdimi.tk
 
Universiteti FAMA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UNIVERSITETI AAB
» UNIVERSITETI UBT
» UNIVERSITETI ILIRIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencė dhe Dituri :: Universitetet dhe Studentėt-
Kėrce tek: