Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si funksionojnė kartat grafike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 215
Registration date : 10/10/2006

Si funksionojnė kartat grafike Empty
MesazhTitulli: Si funksionojnė kartat grafike   Si funksionojnė kartat grafike Icon_minitime29/8/2008, 1:42 am

Si funksionojnė kartat grafike 0edu7






1. Njė vėshtrim mbi kartat grafike



Imazhet qė shikoni nė ekran janė tė pėrbėra nga pika shumė tė vogla, tė quajtura pikselė. Pėrgjithėsisht, njė ekran shfaq mbi njė milion pikselė dhe kompjuteri duhet tė vendosė ēfarė tė bėjė me secilėn, me qėllim qė tė krijojė njė pamje. Pėr ta bėrė kėtė, atij i nevojitet njė transferues, diēka qė tė marrė tė dhėnat binare nga CPU-ja dhe t’i kthejė ato nė njė figurė qė mund tė shihet. Nė qoftė se njė kompjuter ka aftėsi grafike tė integruara nė kartėn mėmė, ky transferim ndodh nė kartėn grafike.


Puna e njė karte grafike ėshtė komplekse, por parimet dhe elementet e saj janė tė lehtė pėr t’u kuptuar. Nė kėtė artikull do tė shohim pjesėt bazė tė njė karte video dhe funksionet e tyre. Gjithashtu, do tė kėqyrim elementet qė bashkėveprojnė pėr ta bėrė njė kartė grafike tė shpejtė dhe efikase.


Si funksionojnė kartat grafike 0edu1


Karta grafike krijon njė imazh kornizė tė rrjetėzuar, pastaj e mbush atė dhe shton cilėsinė strukturore dhe krijimin e hijeve (mbrojtjen nga drita).





Bazat e kartės grafike



Pėrfytyrojeni njė kompjuter si njė kompani me departamentin e saj tė disenjimit. Kur punonjėsit e kompanisė kanė nevojė pėr aksh disenjo, ata dėrgojnė njė kėrkesė te ky departament, i cili vendos si tė krijohet imazhi dhe pastaj e organizon nė letėr a pajisje kompjuterike. Rezultati pėrfundimtar ėshtė konkretizimi i idesė sė dikujt, nė njė disenjo tė prekshme e gati pėr t’u pėrdorur.




Njė kartė grafike punon me tė njėjtat parime. CPU-ja, duke punuar sė bashku me aplikacionet software, e dėrgon informacionin rreth imazhit te karta grafike. Karta grafike vendos si t’i pėrdorė pikselėt nė ekran pėr tė krijuar imazhin. Pastaj, ajo e dėrgon kėtė informacion te monitori nėpėrmjet njė kablloje.

Si funksionojnė kartat grafike 0edu2

Katėr pėrbėrėsit kryesorė tė njė karte grafike janė: lidhjet pėr kartėn mėmė dhe monitorin, njė procesor dhe kujtesa.

Si funksionojnė kartat grafike 0edu3
Krijimi i njė imazhi nga tė dhėnat binare ėshtė njė proces mjaft i nevojshėm. Pėr tė ndėrtuar njė imazh tridimensional (3-D), fillimisht karta grafike krijon njė kornizė tė rrjetėzuar. Mė pas ajo shndėrron imazhin shifror nė njė format tė pėrshtatshėm pėr t’u shfaqur nė ekranin e kompjuterit (e mbush me pikselėt qė mbeten). Gjithashtu, ajo shton ndriēimin, tekstin dhe ngjyrėn. Pėr lojėrat kompjuterike, nė tė cilat imazhet ndėrrohen me njė shpejtėsi tė madhe, kompjuterit i duhet ta pėrsėrisė kėtė proces rreh 60 herė nė sekondė. Kjo do tė ishte ngarkesė e papėrballueshme pėr njė kompjuter, nėse nuk do tė kishte njė kartė grafike qė tė bėnte tė gjitha llogaritjet e nevojshme.
Karta grafike e kryen kėtė detyrė duke pėrdorur katėr komponentė kryesorė:
• Njė lidhje me kartėn mėmė pėr furnizimin me tė dhėna dhe energji.
• Njė procesor, i cili vendos se ēfarė do tė bėjė me ēdo piksel nė ekran.
• Kujtesė pėr tė mbajtur informacion rreth ēdo pikseli dhe pėr tė ruajtur nė mėnyrė tė pėrkohshme imazhet e plota.
• Njė lidhje me monitorin, nė tė cilin mund tė shfaqet rezultati pėrfundimtar.
Le t’i shohim mė poshtė mė nė detaje procesorin dhe kujtesėn.




Procesori dhe kujtesa

Ashtu si karta mėmė, edhe karta grafike ėshtė njė qark i stampuar, i cili ka nė vetvete njė procesor dhe RAM-in. Gjithashtu, ajo ka njė gjysmėpėrcjellės tė vogėl (ēip/qark) pėr sistemin hyrės/dalės (BIOS), i cili ruan informacionin e konfigurimit tė kartės dhe kryen diagnostikime tė kujtesės. Procesori i kartės grafike, i quajtur njėsia e pėrpunimit grafik (graphics processing unit - GPU), ėshtė i ngjashėm me CPU-nė e kompjuterit. Megjithatė, GPU-ja ėshtė projektuar pėr tė kryer veēanėrisht veprimet komplekse matematike dhe gjeometrike, qė janė tė nevojshme pėr tė shfaqur njė imazh. Disa nga GPU-tė mė tė shpejta kanė mė shumė transistorė sesa CPU-tė e nivelit mesatar. Njė GPU prodhon shumė nxehtėsi, kėshtu qė ajo zakonisht vendoset poshtė njė ventilatori ose njė pllake ftohėse metalike.



Si funksionojnė kartat grafike 0edu8 Njė pllakė ftohėse metalike ose njė ventilator e mbron kartėn grafike nga tejnxehja.
Veē fuqisė sė pėrpunimit, njė GPU pėrdor dhe njė programim tė veēantė, i cili e ndihmon atė pėr tė analizuar dhe pėrdorur tė dhėnat. ATI dhe nVIDIA, dy kompanitė qė prodhojnė sasinė mė tė madhe tė GPU-ve nė treg, kanė bėrė pėrmirėsime pėr tė rritur rendimentin e GPU-ve. Pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e imazhit, procesorėt pėrdorin:
• Pamjen e plotė kundėr deformimit (Full scene anti aliasing - FSAA), e cila lėmon cepat e objekteve 3-D.
• Filtrimin anisotropik (Anisotropic filtering – AF), i cili i bėn imazhet tė duken mė tė qarta.
Nė mėnyrė tė ngjashme, ēdo kompani ka zhvilluar teknika tė veēanta pėr tė ndihmuar GPU-tė tė aplikojnė ngjyrat, krijimin e hijeve, strukturėn dhe modelet.






Si funksionojnė kartat grafike 0edu10
























Kur GPU-ja krijon imazhet, asaj i lipset tė mbajė diku informacionin dhe imazhet e plota. Pėr kėtė qėllim GPU-ja pėrdor RAM-in e kartės, duke ruajtur tė dhėnat pėr ēdo piksel, pėr ngjyrėn dhe vendin e tij nė ekran. Gjithashtu, pjesė tė RAM-it mund tė veprojnė si njė kornizė e pėrkohshme ruajtjeje, domethėnė qė ajo ruan imazhet e plota derisa tė vijė koha pėr t’i shfaqur ato. Ngjashėm me sa mė sipėr, RAM-i i videos punon me shpejtėsi tė madhe dhe ėshtė me pėrshtatje tė dyfishtė, qė do tė thotė se sistemi nė tė njėjtėn kohė mund tė lexojė nga dhe tė shkruajė te ai.
RAM-i lidhet direkt te konverteri dixhital-nė-analog, quajtur shkurtimisht DAC. Ky konverter, i quajtur RAMDAC, i transferon imazhet nė njė sinjal analog qė mund ta pėrdorė monitori. Disa karta kanė RAMDAC-ė tė shumėfishtė, tė cilėt mund tė pėrmirėsojnė ekzekutimin dhe tė mbėshtesin mė shumė se njė monitor.
RAMDAC dėrgon figurėn pėrfundimtare te monitori nėpėrmjet njė kablloje. Kjo lidhje dhe ndėrfaqet e tjera janė treguar mė poshtė.






Hyrja dhe dalja e tė dhėnave



Si funksionojnė kartat grafike 0edu11
Kartat grafike lidhen nė kompjuter nėpėrmjet kartės mėmė. Kjo e fundit siguron energjinė pėr kartėn dhe e lejon atė tė komunikojė me CPU-nė. Kartat grafike tė reja shpesh kėrkojnė energji mė shumė se sa ajo qė siguron karta mėmė. Nė kėtė rast, ato lidhen direkt me bllokun e ushqimit tė kompjuterit.
Lidhjet te karta mėmė zakonisht bėhen nėpėrmjet njė nga tre ndėrfaqėsit e mėposhtėm:
• Peripheral component interconnect (PCI)
• Advanced graphics port (AGP)
• PCI Express (PCIe)
PCI Express ėshtė prodhimi mė i ri nga tė tre ndėrfaqėsit dhe siguron shkallėn mė tė shpejtė tė transferimit ndėrmjet kartės grafike dhe kartės mėmė. Gjithashtu, PCIe mbėshtet pėrdorimin e dy kartave grafike nė tė njėjtin kompjuter.
Shumica e kartave grafike kanė dy lidhje pėr monitorin. Shpesh, njėra ėshtė njė konektor DVI, i cili mbėshtet ekranet LCD, dhe tjetra ėshtė njė konektor VGA, i cili mbėshtet ekranet CRT. Disa karta grafike kanė vetėm dy konektorė DVI. Nė kėtė rast, ekrani CRT mund tė lidhet te portat DVI nėpėrmjet njė pėrshtatėsi.
Shumica e njerėzve pėrdorin vetėm njėrėn nga kėto lidhje me monitorin. Ata qė kanė nevojė tė pėrdorin dy monitorė, mund tė blejnė njė kartė grafike me mundėsi tė dyfishtė lidhjeje, e cila ndan pamjen ndėrmjet dy ekraneve. Njė kompjuter me karta video PCIe tė pėrshtatshme me lidhje tė dyfishtė, teorikisht mund tė mbėshtesė katėr monitorė.


Si funksionojnė kartat grafike 0edu12


Kjo kartė grafike Radeon X800XL ka lidhje DVI, VGA dhe ViVo.





[justify]Disa karta grafike, pėrveē lidhjeve pėr kartėn mėmė dhe monitorin, kanė lidhje edhe pėr:
• Ekranin e TV: TV-out ose S-video
• Kamerat video analoge: ViVo ose video in/video out
• Kamerat dixhitale: FireWire ose USB
Gjithashtu, disa karta pėrfshijnė akorduesit e TV.
Nė vijim do tė trajtojmė si tė zgjedhim njė kartė grafike tė mirė.


Si funksionojnė kartat grafike 0edu13





Zgjedhja e njė karte grafike tė mirė

Njė kartė grafike e mirė dallohet lehtė. Ajo ka shumė kujtesė dhe njė procesor tė shpejtė. Gjithashtu, shpesh ajo ėshtė mė tėrheqėse pėr nga pamja, krahasuar me cilėndo pjesė tjetėr brenda kasės sė kompjuterit. Shumica e kartave video me rendiment tė lartė janė tė ilustruara, ose kanė ventilatorė apo pllaka ftohėse metalike tė zbukuruara.
Karta e cilėsisė sė lartė siguron mė shumė mundėsi se sa u nevojiten realisht shumicės sė pėrdoruesve. Njerėzit, tė cilėt i pėrdorin kompjuterat e tyre kryesisht pėr e-mail, punė nė word ose kėrkime nė Web, mund tė gjejnė tė gjithė mbėshtetjen e nevojshme grafike nė njė kartė mėmė qė ka tė integruar grafikat. Njė kartė e nivelit tė mesėm ėshtė e mjaftueshme pėr shumicėn e lojtarėve tė zakonshėm. Kapacitete mė cilėsore tė kartave u nevojiten tė apasionuarve pas lojėrave dhe atyre qė punojnė me punė 3-D.
Si funksionojnė kartat grafike 0edu14
Disa karta, si ATI All-in-Wonder, pėrmbajnė lidhje pėr televizorė dhe video, si dhe njė akordues TV.
Njė njėsi matėse e aftėsisė ekzekutuese tė kartės ėshtė shpeshtėsia e pamjeve, matur me pamje pėr sekondė (FPS). Syri i njeriut mund tė ndjekė rreth 25 imazhe pėr ēdo sekondė, por lojėrat me veprim tė shpejtė kėrkojnė njė shpejtėsi imazhi tė paktėn 60 FPS, pėr tė siguruar dinamikė dhe lėvizje tė butė. Komponentėt e shpejtėsisė sė imazhit janė:
• Trekėndėshat ose pikat ku takohen brinjėt e kėndit pėr sekondė: Imazhet 3-D pėrbėhen nga trekėndėsha ose shumėkėndėsha. Kjo njėsi matėse tregon sa shpejt mund ta llogarisė GPU-ja shumėkėndėshin e plotė ose pikat ku takohen brinjėt e kėndit qė pėrcaktojnė atė. Nė pėrgjithėsi, ajo tregon se sa shpejt karta ndėrton njė imazh tė kornizės sė rrjetėzuar.
• Shpejtėsia e mbushjes sė pikselit: Kjo njėsi matėse tregon sa pikselė pėr sekondė mund tė pėrpunojė GPU-ja, ēka nėnkupton se sa shpejt mund ta shndėrrojė ajo imazhin nė pamje nė ekran.
Hardueri i kartės grafike ndikon direkt nė shpejtėsinė e tij. Mė poshtė janė dhėnė specifikimet e harduerit, shumica e tė cilėve ndikojnė nė shpejtėsinė e kartės dhe nė njėsitė matėse me tė cilat ato maten:
• Shpejtėsia e orės GPU (MHz)
• Madhėsia e kanalit tė tė dhėnave tė kujtesės (bite)
• Vlera e kujtesės sė disponueshme (MB)
• Shpejtėsia e orės sė kujtesės (MHz)
• Gjerėsia e brezit tė kujtesės (GB/s)
• Shpejtėsia e RAMDAC (MHz)
Gjithashtu, CPU-ja e kompjuterit dhe karta mėmė luajnė rol kur njė kartė grafike shumė e shpejtė nuk mund tė kompensojė pamundėsinė e kartės mėmė pėr tė shpėrndarė shpejt tė dhėnat. Nė mėnyrė tė ngjashme, lidhja e kartės te karta mėmė dhe shpejtėsia me tė cilėn ajo mund tė gjejė udhėzimet nga CPU-ja ndikojnė nė funksionimin e saj.


Si funksionojnė kartat grafike 0edu15


[/justify]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://lavdimi.tk
 
Si funksionojnė kartat grafike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Compjuter dhe Internet :: Hardware-
Kėrce tek: